Teologu Flugaj thotë se Kurban Bajrami është Bajrami i Madh

<!–

–>

VIDEO:

E njohim si Bajrami i Vogël, por teologu Flugaj thotë se Kurban Bajrami është Bajrami i Madh.

Megjithëse në përgjithësi në vendin tonë njihet si Bajrami i Vogël, në fakt Kurban Bajrami nga teologët dhe ata që e njohin fenë islame është Bajrami i Madh.

Kështu tha teologu Fitim Flugaj si i ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.

“Arsyeja është se në këtë Bajram në vendet e shenjta mblidhen mbi gjashtë milionë qytetarë, pa përmendur këto dy vitet e pandemisë, nga të gjitha racat dhe nacionalitetet. Unë e kam përjetuar dy herë – 2204 dhe 2010 – Haxhin dhe është një mrekulli që njeriu normalisht nuk mund ta arrijë. Aty i sheh të gjithë, qofshin të pasur apo të varfër apo nga cilado racë apo nacionalitet që janë, të veshur me petkun e bardhë që është një pamje shumë madhështore”.

Ai ka deklaruar se edhe numri i ditëve sa zgjat kjo festë e bëjnë që ky Bajram të jetë Bajrami i Madh, derisa Bajrami që vjen pas agjërimit të 30 ditëve të Ramazanit të jetë Bajrami i Vogël.

“Sakrifica që bëjmë në këtë festë dhe solidariteti i lartë. Komplet kjo festë ka një madhështi të jashtëzakonshme brenda vetes dhe prandaj quhet edhe Bajrami i Madh. Përveç kësaj ajo që e karakterizon janë edhe ditët, sepse Bajrami i Vogël ka dy ditë kurse Bajrami i Madh, edhe thelbi që ja jep anën madhështore është se që nga dje deri në ditën e katërt pasdite madhështohet Zoti [thirren tekbire] me pesë namaze. Në krejt aspektet të gjitha këto e bëjnë këtë Kurban Bajram të jetë Bajrami i Madh”.