Tërhiqen nga gara klubet e interesuara për Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të mbetet në Juventus, pasi klubet e interesuar për të nuk janë të gatshëm të paguajnë shumën që fiton lojtari, transmeton Insajderi.

36 vjeçari nuk ka qenë i kënaqur me rikthimin e Allegrit në krye të klubit nga Torino, ndërsa interesim për të kanë shprehur Manchester United, Real Madrid dhe PSG, pa përmendur edhe klubin nga MLS, Inter Miami.

VIDEO:

Sidoqoftë, Gianluca Di Marzio pretendon se asnjë nga klubet e interesuara nuk është i gatshëm të paguaj pagën prej 30 milion euro, të cilën Ronaldo e fiton aktualisht te Juventusi.

Opsioni i vetëm do të ishte nëse ai ulë kërkesat e tij.

Ronaldo këtë sezon zhvilloi 44 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat, duke arritur të shënoi 36 gola dhe të dhuroi 4 asistime.