Tërmeti në Kosovë, Instituti Sizmologjik jep detaje

<!–

–>

Institutit Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin.

VIDEO:

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.

Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

Postimi i plotë;

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit

Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit..