Tetë ndeshje të fazës së grupeve zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve: Vëmendja te Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan

Liga e Kampionëve rikthehet sot me tetë ndeshje të tjera të fazës së grupeve.

Ditë e martë përfunduar tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve, duke pasur mjaft befasi, derisa sot (e mërkure) zhvillohen edhe tetë të tjera.

VIDEO:

Takimi më interesant do të jetë ai në mes Interit dhe Real Madridit, po ashtu edhe rikthimi i Milanit në garën më të madhe për klube në Evropë, ku i shkon Liverpoolit.

Që të dy këto takime do të luhen nga ora 21:00, e që në këtë orar janë edhe sfida në mes të Atletico Madridit e Portos, Paris Saint-Germain që i shkon Club Brugges, Manchester City si nikoqir i Rasneball Sport Leipzig dhe Sportingu me Ajaxin.

Para ndeshjeve të orës 21:00, fazën e hapëse të grupeve për ditën e sotme e fillojnë Dortmundi si mysafir i Besiktasit dhe ajo në ms të Sheriff Tiraspol e Shkakhtar Donetskut. /Telegrafi/

The post Tetë ndeshje të fazës së grupeve zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve: Vëmendja te Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan appeared first on Telegrafi.