Tetë persona vdesin nga koronavirusi në Shqipëri

<!–

–>

VIDEO:

Koronavirusi në Shqipëri, tetë persona vdesin në 24 orët e fundit.

Tetë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, tetë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar gjithashtu se janë konfirmuar 434 raste të reja nga 2991 testime të kryera.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, nëntë në terapi intensive, nga të cilët dy pacientë janë të intubuar.