Tha se ia ka humbur karrierën Haki Abazit, ky i reagon ashpër Evo Kokalarit

Haki Abazi

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka deklaruar sot se ajo ja ka përfunduar karrierën ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Haki Abazi.

VIDEO:

Kokalari ka përmendur debatin që kishte me Abazin gjatë një lidhje direkte në një studio televizive, ku Kokalari i kishte thënë Abazit se ai ka në pronësi një zyre pune në Beograd të Serbisë.

Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar vetë Haki Abazi i cili e ka cilësuar deklaratën e Kokalarit si të turpshme dhe të pavërteta.

“Shumë turp dhe gënjeshtra pafund në një akt të keqpëdorimit të hapësirës mediale. Ky nivel i joprofesionalizmit është pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit dhe mungesës së plotë të përgjegjësisë për fjalën publike. E kuptoj Angelis Kokolaris sepse ka humbur thellë dhe duke qenë se është në anën e atyre që dhunuan shtëpinë e demokracisë në Washington D. C para një viti, duhet të jetë e dëshpëruar dhe e friksuar se çfarë mund të ndodhë me Grenell dhe të tjerët që për përfitime personale deshën ta ndajnë Kosovën”, ka shkruar ndër të tjerash Abazi në Facebook.

Postimi i plotë i Abazit:

Shumë turp dhe gënjeshtra pafund në një akt të keqpëdorimit të hapësirës mediale. Ky nivel i joprofesionalizmit është pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit dhe mungesës së plotë të përgjegjësisë për fjalën publike. E kuptoj Angelis Kokolaris sepse ka humbur thellë dhe duke qenë se është në anën e atyre që dhunuan shtëpinë e demokracisë në Ëashington D. C para një viti, duhet të jetë e dëshpëruar dhe e friksuar se çfarë mund të ndodhë me Grenell dhe të tjerët që për përfitime personale deshën ta ndajnë Kosovën. Sot, krejt çka ju ka mbetur është mikpritja dhe këngët në kafenetë e Beogradit dhe shpërndarja e urrejtjes me tituj të pavërtetë e permbajtje të turpshme në TV e Migjen Kelmendit të “shitura” me paratë publike të Ish Ministrisë së Integrimit Evropian.