Thaçi: Qëndrimi i institucioneve për referendumin e Serbisë në Kosovë është i drejtë

Opinionisti

Opinionisti Jusuf Thaçi ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës dhe opozitës që referendumi i Serbisë në Kosovë të mos lejohet është i drejtë.

VIDEO:

Ai tha se askush nuk duhet që të tërhiqet nga ky qëndrim pavarësisht presioneve të jashtme.

“Qëndrimi i institucioneve shtetërore të Kosovës, i përkrahur edhe nga të gjitha partitë opozitare parlamentare, për moslejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë është qëndrim i drejtë, nga i cili nuk duhet të tërhiqet askush, posaçërisht institucionet shtetërore të Kosovës, pavarësisht presioneve të jashtme”, ka shkruar Thaçi në një postim në “Facebook”.

Ndër të tjera, Thaçi tha se është rast i rrallë unifikimi i gjithë spektrit politik kundër cenimit të shtetësisë së Kosovës.

“Unifikimi i gjithë spektrit politik në Kosovë kundër këtij cenimi të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është edhe një rast i rrallë për t’u testuar se çfarë mund të arrijmë nëse jemi unik në mbrojtje të të drejtës. Shpresoj që këtë test ta kalojmë me sukses dhe këtë përvojë/precedent ta përdorim edhe në situata të tjera të ngjashme!”, ka shkruar më tutje ai.