Thaçi: SBASHK-u të shpallet organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësuesve

Njohësi i çështjeve politike në vend, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovës duhet të shpallet organizatë kriminale dhe ilegale, në rast se “vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve”, njofton Insajderi.

Reagimi i tij ka ardhur pasi kryetari i këtij sindikate, Rrahman Jasharaj, ka kundërshtuar testimin e mësimdhënësve, duke thënë se “një gjë të tillë nuk do ta lejojmë asnjëherë të bëhet”.

VIDEO:

Thaçi qysh më 2016 nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Insajderi.com