Thënie për përkthyesit

Përzgjodhi e përktheu: Bajram Karabolli

– Shkrimtarët bëjnë letërsi kombëtare, përkthyesit bëjnë letërsi universale.

José Saramago

– Pa përkthim do të ishim banorë provincash të kufizuara me heshtjen.

– Të përkthesh do të thotë të udhëtosh nëpër një vend të huaj.

Gorge Steiner

VIDEO:

Nëse një përkthyes e bën punën e tij siç duhet, është një mirëbërës i njerëzimit; nëse jo, është një armik i vërtetë publik.

Miguel Sáenz

– Përkthyesi është bashkëpunëtor i autorit.

Jorge González Moore

– Përkthyesi është një shkrimtar i privilegjuar që ka mundësinë të rishkruajë kryevepra në gjuhën e tij.

Javier Marías

– Përkthyesit janë kuaj që shkëmbehen në postat e qytetërimit.

Alexander Pushkin

– Përkthimi është esenca e qytetërimit modern.

F. C. Lucas

– Lexuesi ideal është një përkthyes. Ai është i aftë ta zbërthejë tekstin, t’i rrjepë lëkurën, t’i heqë deri edhe palcën, të ndjekë çdo arterie dhe çdo venë në të dhe pastaj të ngrejë në këmbë një qenie të re të gjallë.

Alberto Manguel

– Të jesh përkthyes do të thotë të ushtrosh profesionin fisnik të komunikimit midis njerëzve, të cilët janë ndarë me barriera gjuhësore, plotësisht apo pjesërisht, të pakapërcyeshme për ta.

Valentín García Yebra

– Përkthimi është një grua. Nëse është e bukur, nuk është besnike. Nëse është besnike, sigurisht, nuk është e bukur.

Yevgeny Yevtushenko

– Më e mira për përkthimin është thënë nga Servantesi: përkthimi është ana tjetër e një qilimi.

Leonardo Sciascia

Përkthimi si problem: Shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit Përkthimi si problem: Shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit

The post Thënie për përkthyesit appeared first on Telegrafi.