Theret me thikë një person në Pejë

LAJMI I FUNDIT

Një person është therur me thikë dje në Pejë. 

VIDEO:

Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Ramë Muriqi, rreth orës 13:40.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raport.