Thuhet se Zayn Malik është përjashtuar nga Met Gala, por pse?

Gigi Hadid u shfaq në tapetin e kuq të Met Gala 2021 me një fustan Prada dhe pavarësisht spekulimeve se do të ecte së bashku me Zayn Malik, ajo ishte vetëm.

Pas kësaj filluan spekulimet dhe pyetjet se ku ishte ai, ndërsa Zayn në një intervistë për GQ është shprehur se nuk është vetja në shfaqje.

VIDEO:

“Tani, nuk është diçka në të cilën do të shkoja. Më mirë ulem në shtëpinë time, bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba vërtet të shtrenjta dhe të fotografohem në tapetin e kuq. Nuk jam unë”, është shprehur ai.

Ai më parë shkoi në Met Gala 2016 me Gigi-n, por tha, “Unë shkova, por nuk shkova atje për të thënë, ‘Hej, më merrni seriozisht’. Shkova si personazhi im i preferuar në ‘Mortal Kombat’, Jax.”

Por komentet e Zayn kanë nxitur disa pretendime se Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue e cila organizon Met Gala, e ka përjashtuar nga eventi.

Nuk dihet me siguri, por nuk do të ishte çudi. Për shembull aktorja Tina Fey, pasi tha se “Met Gala është një paradë e turpshme”, nuk u ftua më kurrë dhe me të drejtë! Pse duhet të marrë ftesë dikush që nuk do të shkojë?!/Insajderi.com