Tiani feston ditëlindjen në Shkup dhe merr urimin më të bukur nga mami Tuna

Tuna

Tiani, fëmija i vetëm i Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, feston sot 4-vjetorin e lindjes. Për këtë ditë kaq të rëndësishme, Tuna ka organizuar një festë speciale për djalin, i cili ka festuar bashkë me miqtë e tij të vegjël.

VIDEO:

Në adresën personale të Tianit në Instagram, këngëtarja ka publikuar disa foto të shkëputura nga festa, që Tiani duket se e ka shijuar shumë. Gjithashtu Tuna i ka bërë një dedikim shumë të veçantë të voglit të saj.

“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta marrë ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, ka shkruar Tuna në urimin e saj.

Ndërsa Patrisi publikoi gjatë mëngjesit një foto të djalit dhe përkrah shkroi: “Tian Patris 4”.

Prej muajsh tashmë Tuna dhe Patrisi jetojnë të ndarë, pasi të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Është mësuar se Tuna është zhvendosur bashkë me Tianin për të jetuar në Shkup, ku edhe festoi ditëlindjen e djalit.

Pak kohë më parë teksa ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, Patrisi konfirmoi për herë të parë ndarjen nga Tuna.

“Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, tha Patrisi kur u pyet nëse është beqar.