Tifozët e Real Madridit në Arabinë Saudite duan Mbappen më shumë se Haalandin

Real Madridi pret një afat kalimtar të qetë gjatë janarit, por ajo që është bërë e qartë me vizitën e tyre në Arabinë Saudite është se tifozët në Riad duan që ata të nënshkruajnë me francezin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Florentino Perez donte të ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Los Blancos sot (e premte) në mëngjes, së bashku me Jose Angel Sanchez dhe Emilio Butragueno.

Ai bisedoi me Carlo Ancelottin për disa momente, por ajo që ishte interesante ishte se si ai foli pak para seancës stërvitore me gazetarët spanjollë që kishin udhëtuar në Arabi.

VIDEO:

Real Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertë për transferimin e Mbappes në janar Real Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertë për transferimin e Mbappes në janar

Sipas gazetës Marca, aty u bë e qartë se ajo që duan shumë tifozët e Real Madridit në Arabi është Mbappe.

Ata thuhet se nuk duan të flasin për asgjë tjetër – vetëm për Mbappen dhe jo për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Perez është mbreti i njohjes së lojtarëve që mund të transferohen dhe në një kohë kur për çfarëdo arsye investimet saudite në sport janë kaq të mëdha, kjo është thjesht një arsye tjetër për të synuar yllin francez. /Telegrafi/

The post Tifozët e Real Madridit në Arabinë Saudite duan Mbappen më shumë se Haalandin appeared first on Telegrafi.