Tirana shet talentin e vet te Legia Varshava në Poloni

Tashmë është zyrtare, Ernest Muçi largohet nga skuadra e Tiranës. Ka qenë vetë klubi ‘bardheblu’ që e ka njoftuar këtë nëpërmjet faqes zyrtare, ku bëjnë me dije se lojtari do të vazhdojë karrierën te klubi polak i Legia Varshavë, njofton Insajderi.

19 vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Tiranën ndaj Teutës. Muçi largohet kështu nga klubi ku u rrit, për të vazhduar karrierën e tij futbollistike jashtë Shqipërisë.

Tirana ka njoftuar se Legia ka bërë një ofertë të mirë për lojtarin, e cila është pranuar nga klubi ‘bardheblu’. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

VIDEO:

Më posht mund ta lexoni deklaratën e klubit nga kryeqyteti i Shqipërisë:

Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw!

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëherë zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.

/Insajderi.com