Tjetër kontigjent i vaksinave është siguruar nga Shqipëria, Rama jep detaje

Kryeministri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se janë siguruar edhe 50 mijë vaksina shtesë.

VIDEO:

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vaksinat e reja AstraZeneca janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

“Lajm i mirë. Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme. #ShqipëriaBuzëqesh”, ka shkruar Rama duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Komisioni Evropian njoftoi sot se ka disbursuar 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të ndihmës makro-financiare për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas njoftimit të KE, Shqipëria është vendi i tetë që merr ndihmë financiare, nga paketa 3 miliardë euro e miratuar për të ndihmuar dhjetë shtete partnere dhe kandidate për t’u bërë pjesë e BE. Kjo është vetëm gjysma e shumës të cilën BE është zotuar se do të japë për Shqipërinë, ose 180 milionë euro.

“Ky disbursim do të kontribuojë për të përballuar pasojat e rënda negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ky virus nuk njeh kufij. BE i qëndron në krah Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftimin e KE. “Ky program është një dëshmi konkrete e solidaritetit të BE me Shqipërinë dhe qytetarët e saj në një kohë të pa precendent krize”.