Tjetër rast i rëndë! Covid-19 i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

Elbasan

Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

VIDEO:

Mësohet se 32-vjeçarja me inicialet Q.S, nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë një ndërhyrje “prerje çezariane” për të mbajtur fëmijën në jetë.

Megjithatë 32-vjeçarja nga Elbasani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga koronavriusi.

Po ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 18 vjeçar po nga Elbasani. Sipas burimeve i mituri nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën. E gjithë familja e 17-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende tek Covid 2.tch