Tottenhami dhe Chelsea kërkojnë një vend në finalen e EFL Cup – formacionet zyrtare

Në Tottenham Hotspur Stadium zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës EFL (e njohur si Carabao Cup) ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 2-0 për Blutë, të cilët janë favoritë për të vazhduar në finale.

Nuk do të mungojë edhe një përballje e taktikave ndërmjet trajnerëve Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

VIDEO:

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gollini; Tanganga, Sanchez, Davies; Doherty, Hojbjerg, Lo Celso, Winks, Emerson; Lucas Moura, Kane.

 

Formacioni startues i Chelsea: Kepa; Rudiger, Christensen, Sarr; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Hudson-Odoi; Mount, Werner; Lukaku.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit. /Telegrafi/

The post Tottenhami dhe Chelsea kërkojnë një vend në finalen e EFL Cup – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.