Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu: Barazimi pa gola, meritë e kundërshtarit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mendon se skuadra që ai drejton ishte më kërkuese se Ballkani, në ndeshjen që u mbyll baras 0-0.

Drita dhe Ballkani u ruajtën shumë në këtë takim, duke tentuar të bënin sa më pak gabime.

VIDEO:

“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari”.

“Ballkani na kishte analizuar mirë. I përgëzoj lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë”.

“Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkoi. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet”.

“Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/

The post Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu: Barazimi pa gola, meritë e kundërshtarit appeared first on Telegrafi.