Transformimi drastik i Andy Ruizit – këmbë të rrethuar me muskuj e një fizik të formësuar

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Andy Ruiz është duke vazhduar të stërvitet me intensitet të lartë dhe këtë më së miri e tregon transformimi i tij trupor.

Boksieri 31-vjeçar do të takohet me Chris Arreola, aty ku do të jetë meçi i tij i parë, që kur humbi titujt WBA, WBO dhe IBF, në rimeç ndaj Anthony Joshuas në dhjetor të vitit 2019.

VIDEO:

Ruiz ishte mbipeshë në atë takim, mirëpo ai tani ka filluar të fokusohet më shumë në këtë pjesë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se si ka arritur të ndryshojë meksikano-amerikani.

Në një turp të formësuar nga muskujt, ai duket në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm që të zhvillojë përballje me Arreolan.

Ruiz ka disa muaj që poston foto të ndryshme nga palestra dhe natyrisht se nuk ka mbetur i zhgënjyer nga transformimi trupor që ka bërë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andy Ruiz Jr (@andy_destroyer13)

The post Transformimi drastik i Andy Ruizit – këmbë të rrethuar me muskuj e një fizik të formësuar appeared first on Telegrafi.