Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërimin e tyre

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur tre fëmijët së bashku me nënat e tyre të cilët do të marrin trajtim mjekësor.

Demiri përmes një postimi në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.

VIDEO:

Ambasada në Izrael ka nisur punën, mundëson që tre fëmijë nga Kosova të shkojnë për shërim atje Ambasada në Izrael ka nisur punën, mundëson që tre fëmijë nga Kosova të shkojnë për shërim atje

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri. /Telegrafi/

The post Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërimin e tyre appeared first on Telegrafi.