Tre gjigantët italianë në ‘luftë’ për Belottin

Klubet e mëdha italiane, Interi, Milani dhe Napoli po ndjekin të gjithë sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, i cili pëlqehet edhe nga klube tjera brenda dhe jashtë Serie A.

Belotti tashmë ka vendosur të mos e vazhdoj kontratën e tij me Torinon, kontratë e cila skadon në qershor të 20222.

Situata e tij ka bërë që një luftë ofertash mes klubeve më të mira të Italisë mund të shpërthejë kur ai të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme.

VIDEO:

Të gjitha lajmet rreth Andrea Belottit Të gjitha lajmet rreth Andrea Belottit

Sipas mediumit Calciomercato, Interi, Milani dhe Napoli po ndjekin të gjithë nënshkrimin e sulmuesit të Torinos, Belotti.

Megjithatë, këto tri klube nuk janë të vetmet që duan sulmuesin 27-vjeçar, pasi Belotti pëlqehet gjithashtu edhe nga Fiorentina dhe Atletico Madridi.

Ndryshe, Belotti ka zhvilluar plot 235 me Torinon gjatë shtatë sezoneve, teksa ka shënuar 107 gola. /Telegrafi/

The post Tre gjigantët italianë në ‘luftë’ për Belottin appeared first on Telegrafi.