Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Gllamnik të Podujevës

LAJMI I FUNDIT

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut, i cili ka ndodhur sot rreth orës 16:00, ,në fshatin Gllamnik të Podujevës, shkruan Gazeta Demos.

VIDEO:

Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.