Trendet e dasmave të vitit 2021 u zbuluan: E gjitha ka të bëjë me kominoshe dhe tema botanike

Pas një viti me miliona dasma të anuluara, çiftet e fejuara kishin shumë shpresë për martesat 2021 – derisa ky vit filloi gjithashtu i zymtë.

Është vlerësuar se shumë çifte po presin të kurorëzojnë dashurinë e tyre, pavarësisht nëse fejesa u realizua në kohë sfiduese ose çiftet shtynë dasmat e tyre për ditë më të ndritshme.

Tani, Jade Colton, themeluesi i Shropshire Events, si dhe Hamish Shephard kanë treguar trendet kryesore të dasmave që mund të shohim këtë vit.

VIDEO:

Fustani

Nuse me stil, është koha juaj të shkëlqeni! Ceremonitë më të vogla që i pamë duke u zhvilluar në vitin 2020 u kanë dhënë nuseve besim për tu bërë më krijuese me modën, thotë Jess Kayeduke duke përfshirë një rritje në shitjet e kominosheve dhe kostumeve, duke shtuar dëshirën për të shmangur fustanin e bardhë tradicional.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bridebook (@bridebookhq)

Vendi i ngjarjes

Për shkak të shumë çifteve që ende dëshirojnë një martesë më të madhe, por duke qenë të vetëdijshëm për një nivel të distancës shoqërore, çadrat janë një zgjedhje popullore për 2022/23. Në përputhje me trendet e stilit që lëkunden drejt një ndjesie të freskët, natyrore – dasmat do të planifikohen jashtë nëse lejon moti, dhe hapësira është më pak e kufizuar brenda, me fokus në tematikën botanike.

Lista virtuale e të ftuarve

Me botën e dasmave virtuale, edhe kur çiftet lejohen të kenë madhësinë e listës së mysafirëve për të cilën kanë planifikuar, ata tani mund të jenë edhe më gjithëpërfshirës dhe të ftojnë miqtë dhe familjet në thirrje me video dhe t’i lejojnë të bashkohen nga e gjithë bota. /Telegrafi/

The post Trendet e dasmave të vitit 2021 u zbuluan: E gjitha ka të bëjë me kominoshe dhe tema botanike appeared first on Telegrafi.