Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 91 teste.

VIDEO:

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy pacientë, duke e çuar në 105.538 numrin e të shëruarve.

Raste aktive janë 104./Insajderi.com