“Trimi i rrallë” i UÇK-së që luftoi për mbrojtjen e civilëve të vrarë në Reçak

Ahmet Kaçiku

Sot është shënuar 23 vjetori i masakrës së Reçakut ku të vrarë mbetën 45 persona.

VIDEO:

Figura të njohura politike përmes shkrimeve në rrjete sociale e kanë përkujtuar këtë përvjetor e ndër ta edhe profesori universitar, Blerim Latifi.

Latifi maskarën e Reçakut e ka përshkruar si një betejë e cila ruan të vërtetën e saj, të vërtetë të cilën Serbia donte t’ia fshinte gjurmët.

“Menjëherë pas Masakrës së Reçakut nisi beteja e madhe për të ruajtur të vërtetën e saj, të cilën Serbia donte ta fshinte nga faqja e dheut. Pasi më parë i kishin masakruar, barbarët u sulën për t’i rrëmbyer e zhdukur kufomat e 45 civilëve të vrarëve”, ka shkruar Latifi.

Tutje Latifi nuk ka harruar pa e përmendur edhe Ahmet Kaçikun, komandantin e UÇK-së, i cili ra heroikisht 21 vjet më parë duke luftuar për të mbrojtur trupat e viktimave të masakrës së Reçakut, e kryer katër ditë më herët nga forcat serbe.

“Ahmet Kaçiku, trimi i rrallë i UÇK-së, luftoi me orë të tëra për t’i mbrojtur ato. Luftoi dhe ra, ashtu siç u ka hije heronjve të tokës arbnore. Për të vërtetën e kësaj toke. Për dhimbjet e saj. Për lirinë e saj”, ka përfunduar ai.