“Turp”, media zvicerane shpërndan fotografin e Einxhel dhe Dagz

Media zvicerane shpërndanë fotografinë e Einxhel edhe Dagz.

Çifti brenda “Big Brother” kanë marr vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Media e njohur zvicerane “20 minuten”, ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë ata konsiderojnë “turp” por që vazhdojnë ta shijojnë atë (p.sh. një këngë apo emision që ju e shijoni, por do të ndiheshit të turpëruar nëse dikush tjetër e kupton se ju po dëgjoni/shikoni atë këngë apo emision), shkruan lajmi.net.

VIDEO:

Ndërkohë, një ndjekës ka përmendur çiftin Einxhel dhe Dagz brenda “Big Brother VIP” dhe kështu faqja e ka ndarë foton e çiftit në faqen e tyre zyrtare në Instagram në mesin e disa filmave dhe ngjarjeve si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, por megjithatë vazhdojnë t’i shijojnë.

Krahas filmave të ndryshëm të huaj, faqja e medias në Instagram ka zgjedhur edhe njërin nga çiftet e “Big Brother” shqiptarë si çift “Guilty Pleasure” televiziv.

Ndryshe, Einxhel ka reaguar menjëherë duke e ndarë në storien e saj në Instagram teksa iu ka parashtruar një pyetje ndjekësve të saj.

Theksojmë se mbrëmë, Einxhel dhe Dagz e konfirmuan se po ndihen mirë pranë njëri-tjetrit dhe lidhja e tyre do vazhdojë brenda shtëpisë.

Einxhel dhe Dagz janë çifti i dytë në spektaklin televiziv të ndjekur 24/24.