U konfirmua ajo që po flitej – çifti i famshëm paskan kohë që janë fejuar

Është zyrtare: Shailene Woodley është fejuar me lojtarin e NFL, Aaron Rodgers.

Sipas E!News, aktorja konfirmoi lajmin në episodin e mbrëmjes së Tonight Show Me Jimmy Fallon: “Është qësharake. Të gjithë njerëzit po flasin për lidhjen tonë, por ne kemi kohë që jemi fejuar”, tha ajo.

VIDEO:

Në intervistë, Woodley e quajti Rodgers “Një qenie njerëzore e mrekullueshme, e pabesueshme” dhe tha se ajo kurrë nuk do të mendonte se do kalonte jetën me dikë që luan me topa për të nxjerrë bukën e gojës.

“Nuk e kam menduar kurrë si një vajzë e vogël, por po rritem dhe do të martohem me dikë që puna ka për të hedhur topa”.

Woodley gjithashtu shpjegoi se takimi gjatë pandemisë nënkuptonte që ajo ende nuk e kishte parë Rodgers personalisht duke luajtur futboll. /Insajderi.com