UEFA ka rritur numrin e lojtarëve për kombëtaret në “Euro 2020” nga 23 në 26 lojtarë

UEFA konfirmoi se listat e lojtarëve për ekipet kombëtare në Kampionatin Evropian (EURO 2020) do të rriten nga 23 në 26 për të minimizuar ndikimin e pandemisë së Coronavirusit brenda skuadrave, njofton Insajderi.

“Për të zbutur rreziqet e ekipeve që përballen me mungesë të lojtarëve në dispozicion për ndeshjet e caktuara për shkak të rezultateve të mundshme pozitive të testeve COVID-19 dhe masave pasuese të karantinës të urdhëruara nga autoritetet kompetente, është vendosur që të rritet lista e lojtarëve për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në 26 lojtarë”, njoftoi organi drejtues i futbollit evropian.

VIDEO:

“Megjithatë, 23 lojtarë do të mbetet numri maksimal i lejuar në listën e ndeshjes për secilën ndeshje individuale (në përputhje me Ligjin 3 të Ligjeve të Lojërave IFAB që lejon të emërohen maksimumi 12 zëvendësues për ndeshjet e ekipit kombëtar A), përfshirë tre portierë”, shtohet më tej.

EURO 2020, i cili më parë u shty në 2021 për shkak të COVID-19, do të mbahet nga 11 qershor deri më 11 korrik. /Insajderi.com