Ukaj: Veliu, Selmanaj dhe Hoti s’do jenë në sallë kur të votohet Presidenti

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kryesia e partisë ka vendosur që deputetët e LDK-së do të qëndrojë në sallë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, njofton insajderi.

Por disa deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

VIDEO:

Kështu u shpreh Xhavit Ukaj, anëtar i këshillit të LDK-së, në RTV21.

Ai beson që Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do marrin pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

“Kryesia e LDK-së ka të drejtë të merr vendime, janë edhe legjitime, mirëpo në këtë rast për t’u votuar duhet deputetët të jenë në sallë, jo Kryesia. Nuk besoj që të gjithë deputetët do t’i binden kryesisë.

E kam mendimin tim personal që nja 3,4 deputetë nuk do të qëndrojnë në sallë në ditën e votimit. Dihet, opinioni e din. Mendimi im personal dhe t’u i njoftë të gjithë edhe i kom pas kolegë, besoj që Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti nuk do jenë në sallë ditën e votimit”, ka thënë Ukaj./Insajderi.com