Uniforia – Topi zyrtar i Euro 2020 është gati të rrokulliset

Topi “Uniforia” i prodhuar nga kompania Adidas është gati të rrokulliset së pari herë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Dizajni me pamje kah e ardhmja, me pasurinë e tij të ngjyrave, simbolizon faktin se Kampionati Evropian zhvillohet në dymbëdhjetë vende të ndryshme.

VIDEO:

Topi Uniforia Euro 2020 është bërë nga Adidas dhe përmban të njëjtën formë panelesh dhe materialesh si topi i Telstar 18 në Kupën e Botës dy vjet më parë.

Emri “Uniforia” është një ndërthurje e termave angleze “universale” ose “uniformë” dhe “eufori”.

Ky top është prezantuar para rreth dy vitesh, por vetëm tani i ka ardhur koha të luhet me të.

Ndeshja e parë ku “Uniforia” do të rrokulliset është e sotmja në mes të Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00 në Olimpico. /Telegrafi/

The post Uniforia – Topi zyrtar i Euro 2020 është gati të rrokulliset appeared first on Telegrafi.