United ia ofron dy skuadrave mesfushorin Van de Beek

Donny Van de Beek është duke kaluar nëpër një moment të vështirë në Manchester United.

Manchester United kishte paguar rreth 40 milionë euro në verën e vitit të kaluar për mesfushorin, por ai nuk ka arritur të përshtatet në Old Traford.

VIDEO:

Tani United po mendon ta largojë lojtarin edhe pse ofertat në drejtim të tij kanë munguar.

Daily Mail ka raportuar se drejtuesit e Djajve të Kuq i kanë ofruar lojtarin dy skuadrave, Newcastle United dhe Borussia Dortmund.

Drejtuesit e gjigantit anglez i kanë bërë të qartë dy ekipeve se janë gati ta lënë në huazim holandezin me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Gjithsesi gjiganti gjerman Borussia Dortmund mbetet skuadër favorite për t’i marrë shërbimet e holandezit, edhe pse nuk përjashtohet edhe një rikthim i mundshëm i Van de Beek në Ajax. /Telegrafi/

The post United ia ofron dy skuadrave mesfushorin Van de Beek appeared first on Telegrafi.