United po mendon për Valverden, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

Federico Valverde mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori uruguaian dëshiron të luaj më shumë dhe te Reali nuk është lojtari kryesor në mesfushë.

Manchester United prej kohësh është në ndjekje të tij dhe synon ta transferojë për edicionin e ardhshëm.

VIDEO:

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen jashtëzakonisht shumë atë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Mediat në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se United do të tentojë transferimin e uruguaianit gjatë verës.

Por problemi më i madh mbetet çmimi i lartë i tij, pasi Reali e vlerëson mbi 70 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që Valverde të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Paul Pogban, i cili kërkohet me ngulm nga madrilenët. /Telegrafi/

The post United po mendon për Valverden, por problem mbetet çmimi i tij i lartë appeared first on Telegrafi.