Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka lëshuar një thirrje për krijimin e armëve të vogla që mund të rrëzojnë dronët e armikut nga toka, raporton Popular Science

Kjo është një shenjë që ushtria shqetësohet gjithnjë e më shumë për aftësinë e saj për të reaguar ndaj avionëve të vegjël të dërguar nga kundërshtarët, një temë që aktualisht është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh raportin e ardhshëm të qeverisë mbi “fenomenet e ndryshme nga ajri”.

VIDEO:

Arma tokësore anti-dron duhet të kushtojë më pak se 15,000 dollarë amerikanë për njësi, megjithëse është e paqartë nëse është kostoja e lëshuesve dhe municionit apo thjesht do të jetë ajo kosto shtesë, sipas analizës së PopSci.

Duke pasur parasysh rritjen globale të popullaritetit dhe disponueshmërisë së dronëve, është logjike që Pentagoni po kërkon një zgjidhje unike. /Telegrafi/

The post Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët appeared first on Telegrafi.