Vajza e Beyonce dhe Jay-Z, Blu Ivy bëhet fituesja më e re në histori të MTV VMA

Vajza e madhe e Beyonce dhe Jay-Z, Blu Ivy është bërë fituesja më e re e MTV Video Music Awards, që u mbajt të dielën mbrëma.

Nëntëvjeçarja u vlerësua si një kompozitore dhe kontribuoi me vokale në këngën “Brown Skin Girl” nga albumi i divës 40-vjeçare “The Lion King: The Gift”.

Videoklipi i “Brown Skin Girl” fitoi trofeun Moon Man për kinematografinë më të mirë, shkruan DailyMail. 

VIDEO:

Foto: MTV

Çmimi i MTV erdhi gjashtë muaj pasi Blue, Knowles-Carter, Saint Jhn dhe Wizkid fituan videon muzikore më të mirë për Brown Skin Girl në ndarjen e 63-të çmimeve “Grammy”.

Beyonce dhe Jay-Z shfaqen më të dashuruar se kurrë në videon romantike për kampanjën e "Tiffany & Co" Beyonce dhe Jay-Z shfaqen më të dashuruar se kurrë në videon romantike për kampanjën e "Tiffany & Co"

Ajo gjithashtu ka fituar BET dhe NAACP Image Award për po të njëjtën këngë.

Dreamscape Media, LLC

Historia e Carter në MTV VMA filloi në bark kur Beyonce zbuloi shtatzëninë e saj pasi performoi “Love On Top” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2011.

Projekti i fundit i Blu ishte tregim narrative në librin audio të autorit Matthew A. Cherry në vitin 2020 për “Hair Love” në lidhje me historinë e një babai afrikano-amerikan. /Telegrafi/

The post Vajza e Beyonce dhe Jay-Z, Blu Ivy bëhet fituesja më e re në histori të MTV VMA appeared first on Telegrafi.