Vajza e ministrit pranon lidhjen, publikon foton me Romeon

Aleksia Peleshi

Një nga gjërat që ngjall më shumë kuriozitet në rrjet janë çiftet që nuk i kanë ditur më parë.

VIDEO:

Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ata shpesh i mohojnë lidhjet, por në fund kapen duke publikuar foto nga i njëjti vend si për të ndezur imagjinatën dhe kuriozitetin e të tjerëve.

Që nga dje, çifti më i ri që është vënë në piketë nga rrjeti është aktori vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.

Sot Aleksia i ka konfirmuar lajmet duke publikuar foto me Romeon e duke mos e fshehur më lidhjen e tyre.