Vajza filmoi trajnerin duke i prekur prapanicën në palestër, ai u pushua menjëherë nga puna

Një vajzë me nofkën Fern arriti të filmonte një trajner palestre duke prekur vithet e saj pa lejen dhe pëlqimin e saj.

Ajo postoi videon në TikTok dhe paralajmëroi drejtuesit e palestrës për problemin, dhe eprorët shumë shpejt shkarkuan trajnerin për shkak të shkeljes së rregullave të biznesit, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

@fernvillacerancaught in 4k📷 please idk what to do, he always doing this :/ #fyp #gym #rude #gymstaff♬ original sound – Fern🦋

“Jam e traumatizuar. Nuk e publikova për t’u bërë e famshme, por për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për gjëra të tilla”, tha Fern përmes lotësh në një video të lëshuar më pas.

Akoma, disa njerëz e akuzuan atë për bërjen e videos kinse të manipuluar.

“Ai djalë padyshim që ju njeh dhe kjo është një video qesharake”, “Ju jeni shumë e qetë në video duke marrë parasysh atë që ndodhi”, shkruan ata. /Telegrafi/

The post Vajza filmoi trajnerin duke i prekur prapanicën në palestër, ai u pushua menjëherë nga puna appeared first on Telegrafi.