Vaksinimi i mësimdhënësve nga Kosova në Shqipëri, vjen reagimi i SBASHK-ut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e treguar për vaksinimin e një numri të mësimdhënësve.

“SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejt nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës , që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t’u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuarve”, thuhet në njoftim.

SBASHK njofton se i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë. Po ashtu SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia duke kërkuar një takim me të.

VIDEO:

Rama: Do të vaksinojmë mësuesit e Kosovës Rama: Do të vaksinojmë mësuesit e Kosovës

“Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar ministrit Vitia se : “Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar , por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga COVID-19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore , ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën , që mediet e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Rama u shpreh se është krenarë që po ndihmohet Kosova dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve./Telegrafi/

The post Vaksinimi i mësimdhënësve nga Kosova në Shqipëri, vjen reagimi i SBASHK-ut appeared first on Telegrafi.