Vaksinohet ish-presidentja Jahjaga, falënderon stafin mjekësor

Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen tani kur shteti ka vaksina në dispozicion.

VIDEO:

Tutje, Jahjaga ka falënderuar stafin mjekësor për luftimin e koronavirusit.

Postimi i saj i plotë:

Sot, në sallën 1 Tetori u vaksionova edhe unë.

Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër.

Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.

Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19.