Vala e të ftohtit godet SHBA-në, ngrihet ujëvara e Niagarës

Pjesë të ujëvarës së Niagarës, përgjatë kufirit SHBA-Kanada, janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë rënë këto – duke shkuar në minus 18 gradë celsius, kurse vala e të ftohtit është ende prezente në Nee York dhe pjesë tjera të Amerikës së Veriut, shkruan Independent.

E përditshmja britanike shkruan se turistët që dje kishin shkuar për ta vizituar ujëvarën e Niagarës, kanë mundur të shohin dhe fotografojnë disa pjesë të saj që janë ngrirë, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Siç raporton Independent edhe pse në disa fotografi shihet uji i ngrirë, uji për asnjë moment nuk ndalet duke rrjedhur pavarësisht kushteve të motit, e prania e sasisë së madhe të akulli në ujëvarë ishte regjistruar edhe gjatë viteve 2014-2015 kur ciklonet polare goditën këtë rajon.

Së bashku me shtetet tjera federale në mbarë SHBA-të gjatë dy javëve të fundit, edhe Nee Yorkut është goditur nga vala e të ftohtit – e reshje të mëdha të borës priten edhe në Niagara gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

 

 

The post Vala e të ftohtit godet SHBA-në, ngrihet ujëvara e Niagarës appeared first on Telegrafi.