Varhely për “non-paper”: Nuk janë lajme të vërteta

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për “Non-Paper”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Insajderi.

Varhelyi ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse sipas tij, të gjithë e dinë se ku do të çonte ripërcaktimi i kufijve.

VIDEO:

Tutje, ai ka shtuar se asnjë person serioz nuk do ta shtronte në tryezë për diskutim këtë temë, raporton Tch.

Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj dhe nuk mendoj se janë ide të vërteta dhe reale. I shërben më shumë disa synimeve të tjera dhe ndjehem mirë që ato janë njoftuar nga ata persona që i është atribuuar ky dokument. Kjo stinë ka të bëjë se si do ta bëjmë këtë stinë të Ballkanit Perëndimor dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re në lidhje me Serbinë dhe Malin   e Zi, si do vijojmë me dialogun dhe si do arrijmë sukses mes Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur ai./Insajderi.com