Varhelyi në Shqipëri: 145 mijë vaksinat Pfizer, dhuratë nga BE

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinave Pfizer, të financuara 100 për qind nga Bashkimi Evropian, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij të sotme në Shqipëri, për çka meritoren më të madhe për dhurimin e këtyre vaksinave, Varhelyi e la Austrinë.

VIDEO:

“Kemi punuar fort, por mendoj se po vijmë këtu në momentin e duhur, në një moment kyç, në një moment ku ne duhet të fillojmë të dalim tashmë nga kjo pandemi. Dalja nga pandemia është e mirë nëse ne promovojmë vaksinat dhe arrijmë t’i kemi ato. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të kenë vaksina, të bëhet vaksinimi dhe prandaj, Ballkani Perëndimor është edhe më shumë i rëndësishëm. Shqipëria do të marrë 145 mijë doza vaksina Pfizer që BE jo vetëm po i sjell, por janë të financuara 100% nga BE. Këto janë një dhuratë për ju nga ana jonë, për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është që nuk do të kishim bërë të mundur këtë gjë pa miqtë austiakë dhe qeverinë austriake të civilët kanë qenë të rëndësishëm për ne”, tha ai.

Në këtë konferencë të përbashkët për shtyp në Rinas me komisionerin Oliver Varhelyi, Kryeministri Rama, e falënderoi atë për mbështetjen për shtetin shqiptar, e në veçanti për vaksinat që KE ka përcaktuar për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi i cili dhe njëherë tjetër ka përçuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave. Ka arritur të materializojë një punë të tij disa mujore edhe me mbështetjen e Presidentes së KE duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer, të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falenderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme”, ka thënë Rama.

Rama tha se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane, përfshirë vendet e rajonit.

“Nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë. Nga ana tjetër më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se KE ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, por në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 mln Ero që i takojnë Shqipërisë. Po ashtu KE ka miratuar propozimin e paketës makro financiare për BP duke disbursuar një lot të parë pre 90 mln Eurosh. Shuma totale prej BE-së prej 2.2 mld Euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin. Tani më kanë mbërritur dozat e para në Shqipëri. Deri në Gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave”, u shpreh më tej ai. /Insajderi.com