Varhelyi nga Maqedonia e Veriut: BE mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup, tha se Unioni mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidhë ngërçin e krijuar me Bullgarinë, transmeton Insajderi.

Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

VIDEO:

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të Komisionit Europian thonë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, por vendimi për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare i takon Këshillit Europian, i cili e ka shtyrë këtë vendim.

Në fillim ishte Shqipëria që bllokoi përparimin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani mosmarrëveshjet për çështjet historike midis Shkupit dhe Sofies janë bërë pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë. /Insajderi.com