Varhelyi: Shpresoj që dialogu të jetë një përparësi e qeverisë së re të Kosovës

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë, duke shtuar se ai shpresonte që dialogu do të ishte një përparësi për qeverinë e re të Kosovës, pasi është thelbësor për të dy palët, transmeton Insajderi.

Varhelyi është deklaruar edhe për procesin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, për çka tha se do të përshpejtohet, duke shtuar se kjo varet nga Serbia dhe shpejtësia e zbatimit të reformave kryesore.

VIDEO:

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë më shumë parashikueshmëri në proces, për të bërë të qartë se çfarë mund të pritet nga vendet kandidate dhe për të siguruar që nëse vendet e bëjnë, BE-ja gjithashtu plotëson vendet e veta”, tha ai, raporton Zëri I Amerikës.

“Unë mendoj se kemi një shans për të shpejtuar ndjeshëm anëtarësimin mbi metodologjinë e ndryshuar”, tha Varhelji gjatë debatit online “Serbia në rrugën e lëkundur drejt anëtarësimit në BE”, e organizuar nga një organizatë holandeze dhe Ambasada Serbe në Holandë. /Insajderi.com