Vdekja e Astrit Ademaj, PDK në Pejë vendos të mos ketë kandidat tjetër në këto zgjedhje

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë, pas vdekjes tragjike të kandidatit të tyre për kryetar në këtë komunë, Astrit Ademaj, ka marrë vendim që të mos ketë asnjë kandidat tjetër për të parin e Pejës në zgjedhjet lokale 2021.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Haliti.

VIDEO:

Prokuroria pretendon se derisa viktimat shtinin në njëri-tjetrin, i dyshuari Avni Ademaj e privoi nga jeta Blerand Kadrijajn Prokuroria pretendon se derisa viktimat shtinin në njëri-tjetrin, i dyshuari Avni Ademaj e privoi nga jeta Blerand Kadrijajn

Kujtojmë se mbrëmjen e 8 shtatorit nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur Astrit Ademaj kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e kaluara.

Nga të shtënat me armë i plagosur mbeti edhe vëllai i Astritit, Avnia i cili aktualisht gjendet në paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/

The post Vdekja e Astrit Ademaj, PDK në Pejë vendos të mos ketë kandidat tjetër në këto zgjedhje appeared first on Telegrafi.