Vdes Ernie Lively, aktori i “Sisterhood of the Traveling Pants” dhe babai i Blake Lively

Aktori Ernie Lively ka ndërruar jetë, sipas një konfirmimi nga Fox News.

Ai ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Lively, me një karrierë mbi 50 vjeçare, njihet më shumë për paraqitjen në “Passenger 57”, “The Dukes of Hazzard” dhe “Turner&Hooch”.

VIDEO:

Ernie Lively dhe Blake (Foto: Getty Images)

Thuhet se vdiq të enjten nga ndërlikimet kardiake në Los Angeles, tha familja e tij për The Hollywood Reporter.

Sipas asaj që u raportua, në momentin e vdekjes ishte i rrethuar nga gruaja e tij, Elain, dhe të gjithë fëmijët.

Lively po ashtu është babai i aktores Blake Lively dhe u shfaq së bashku me të në dy filmat e “Sisterhood of the Traveling Pants”.

Ernie Lively dhe Blake (Foto: Getty Images)

I lindur si Ernest Brown Jr. në Baltimore, Ernie përpara aktrimit ka qenë profesor i gjuhës angleze dhe shërbeu si toger në Vietnam.

Ai gjithashtu u shfaq në “Shocker”, “Air America” dhe “The Man in the Moon”. I njëjti ka qenë i pranishëm edhe në disa shfaqje televizive si “The West Wing”, “Seinfeld” e “Murder”. /Telegrafi/

The post Vdes Ernie Lively, aktori i “Sisterhood of the Traveling Pants” dhe babai i Blake Lively appeared first on Telegrafi.