Vdes ish-ambasadori Rexhep Boja

Në moshën 75-vjeçare është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, teksa kanë njoftuar se Boja ka vdekur pas një sulmi në zemër të para disa ditëve.

VIDEO:

Boja shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen, studimet universitare e pasuniversitare në Universitetin Islamik të Medinës, në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Më pas filloi të punonte si imam në qytetin e Pejës.

Boja në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas kishte mbajtur këtë pozitë për 13 vjet./Insajderi.com