Vdes në rrethana të dyshimta një femër në Prizren

Prizren

Në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete një femër nga Prizreni.

VIDEO:

Policia ka njoftuar se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë ndërsa deri më tani nuk dihet se kur kishte ndodhur vdekja.