Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  S.L, viti i lindjes 1950.

VIDEO:

I burgosuri, që nga pranimi, tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta, raporton Shqip.com.

Ilustrim

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinare, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

“Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

I njëjti ishte i dënuar për vrasje të rëndë.

Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./Insajderi.com