Vedat Muriqi: Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për arsyet se pse pësuan humbje sot ndaj Spanjës.  

Sipas tij ndeshje të tillë e rrisin ekipin dhe eksperiencën,

VIDEO:

“Besoj se e filluam ndeshjen mirë, e morëm një gol që ishte supergol. Mundemi vetëm t’ia urojmë Olmon”.

“Ndoshta do duhej pak më shpejtë të reagojmë aty. Ndodhin këto me këto skuadra. Nuk pritej të marrim golin e dytë pas 2-3 minutave, kjo na pengoi pak të vazhdojmë lojën tonë”.

“Pastaj shënuam, por edhe filloi lodhja sepse bënim shumë presion, e dimë fuqinë e Spanjës. Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi: Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë appeared first on Telegrafi.