Vesa Luma për babain e ndjerë: “Sikur të ishe me ne…”

Ka disa vjet që Vesa Luma është shpërngulur për të jetuar në Zelandë të Re me bashkëshortin e saj, Big Bastan dhe djalin Lianin, njofton Insajderi.

Sigurisht që jeta është më e vështirë larg familjes, por së fundmi ajo ka ndjerë mungesën e të atit i cili nuk jeton më. Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau shkroi:

VIDEO:

“Sikur të ishe me ne… të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon Babi”

Këngën “Sa Mall”, Vesa e ka realizuar gati 4 vite më parë, bashkë me Big Basta. Balada prekëse është një dedikim për të atin dhe është publikuar në ditën e lindjes së tij, ndërsa në atë kohë kishin kaluar disa vite që ai kishte ndërruar jetë. /Insajderi.com

[embedded content]